Sonicare HX9192/01 User Manual Page 168

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 280
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 167
Gjendja e baterisë (kur doreza nuk është vendosur në
ngarkues)
- 1 dritë e verdhë LED tregon nivel të ulët ngarkimi.
- 3 drita të gjelbra LED tregojnë ngarkim të plotë.
Shënim: Nëse dëgjoni dy sete me nga pesë tinguj dhe nëse llamba e
verdhë LED e treguesit të nivelit të baterisë pulson, "Sonicare" do të
qëndrojë e fikur derisa të vendoset në ngarkues, ku do të fillojë të
ngarkohet.
Shënim: "Sonicare" nuk do të mund të kryejë rutinën e larjes së
dhëmbëve derisa të jetë ngarkuar plotësisht.
Shënim:Për ta mbajtur baterinë të ngarkuar plotësisht gjatë gjithë
kohës, mund ta mbani "Sonicare" në ngarkim kur nuk e përdorni.
Funksionet
Sensori i presionit
Ky model i Philips Sonicare ofrohet me funksionin e Sensorit të
presionit të aktivizuar. Sensori i presionit punon në të 3 modalitetet
dhe në të 3 nivelet e fuqisë.
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksionit të Sensorit të presionit
1 Vendosni kokën e furçës në dorezë.
2 Vendoseni dorezën në karikuesin ose higjienizuesin e futur në
prizë.
- Për të çaktivizuar Sensorin e presionit:
Shtypni dhe mbani butonin e ndezjes/fikjes dhe butonin e
modaliteteve për 2 sekonda. Do të dëgjoni 1 tingull që sinjalizon
çaktivizimin e funksionit të Sensorit të presionit.
- Për të aktivizuar Sensorin e presionit:
Shtypni dhe mbani butonin e ndezjes/fikjes dhe butonin e
modaliteteve për 2 sekonda. Do të dëgjoni 2 tinguj që sinjalizojnë
aktivizimin e funksionit të Sensorit të presionit.
168
Shqip
Page view 167
1 2 ... 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 ... 279 280

Comments to this Manuals

No comments