Sonicare HX9192/01 User Manual Page 170

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 280
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 169
Shtypni dhe mbani butonin e ndezjes/fikjes dhe butonin e
modaliteteve për 2 sekonda. Do të dëgjoni 2 tinguj që sinjalizojnë
aktivizimin e funksionit Easy-start.
- Për të çaktivizuar "Easy-start":
Shtypni dhe mbani butonin e ndezjes/fikjes dhe butonin e
modaliteteve për 2 sekonda. Do të dëgjoni 1 tingull që sinjalizon
çaktivizimin e funksionit Easy-start.
Shënim: Përdorimi i funksionit "Easy-start" përtej periudhës fillestare
të rritjes së energjisë nuk rekomandohet dhe redukton efikasitetin e
"Philips Sonicare" në heqjen e pllakave.
Shënim: Secila prej 14 larjeve të para duhet të zgjasë të paktën 1
minutë për të kaluar siç duhet nëpër ciklin e rritjes së energjisë së
Easy-start.
Higjienizimi
- Përveç shpëlarjes së kokës së furçës me ujë dhe tharjes me ajër,
mund ta pastroni kokën e furçës me higjienizues UV për pastërti
(Fig. 9) optimale.
Shënim: Higjienizuesi UV nuk e zëvendëson shpëlarjen e kokës së
furçës me ujë, por është plotësues pas shpëlarjes me ujë.
Hiqeni nga priza higjienizuesin, ndaloni përdorimin dhe telefononi
Kujdesin e klientit nëse:
- Llamba e dritës UV qëndron e ndezur kur dera është e hapur.
- Dritarja e higjienizuesit është thyer ose mungon.
- Higjienizuesi nxjerr tym ose aromë djegieje gjatë punës.
Shënim: Drita UV mund të jetë e dëmshme për syrin dhe lëkurën e
njeriut. Kjo pajisje duhet të mbahet në çdo kohë larg fëmijëve.
1 Pas çdo larje me furçë, shpëlajeni kokën e furçës dhe shkundni ujin
e tepërt.
Paralajmërim: Mos e vendosni kapakun e udhëtimit në
kokën e furçës gjatë higjienizimit.
2 Vendoseni gishtin në hapjen e derës në pjesën e sipërme të
higjienizuesit dhe hapni derën (Fig. 10).
3 Vendosni kokën e furçës në një prej 2 dhëmbëzave në higjienizues
me fijet e furçës që drejtohen nga llamba e dritës (Fig. 11).
170
Shqip
Page view 169
1 2 ... 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 ... 279 280

Comments to this Manuals

No comments