Sonicare HX9192/01 User Manual Page 171

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 280
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 170
Shënim: Kokat zëvendësuese bashkuese të furçës Philips Sonicare
pastrojini vetëm në higjienizues.
Shënim: Kokat e furçës "Philips Sonicare for Kids" mos i pastroni në
higjienizues.
4 Sigurohuni që higjienizuesi të lidhet me prizën e rrymës me
tensionin e duhur.
5 Mbylleni derën dhe shtypni butonin e gjelbër të ndezjes/fikjes një
herë për të zgjedhur ciklin e pastrimit UV.
Shënim: Ju mund ta ndizni higjienizuesin vetëm nëse dera është
mbyllur mirë.
Shënim: Higjienizuesi ndalon nëse e hapni derën gjatë ciklit të
higjienizimit.
Shënim: Cikli i higjienizuesit zgjat për 10 minuta dhe më pas fiket
automatikisht.
-
Higjienizuesi është në punë kur drita ndriçon përmes dritares.
Pastrimi
Paralajmërim: Mos e pastroni kokën e furçës, dorezën,
karikuesin e udhëtimit ose higjienizuesin UV në lavastovilje.
Doreza e furçës së dhëmbëve
1 Hiqni kokën e furçës dhe shpëlajeni zonën e boshtit metalik me
ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të hiqni mbetjet e pastës së
dhëmbëve (Fig. 12).
Kujdes: Mos ushtroni forcë mbi gominën e boshtit metalik me
objekte të mprehta, pasi mund ta dëmtoni.
2 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të njomë.
Koka e furçës
1 Shpëlani kokën dhe fijet e furçës pas çdo përdorimi (Fig. 13).
2 Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni bashkuesin e
kokës së furçës me ujë të ngrohtë të paktën një herë në javë.
Shpëlajeni kapakun për udhëtim sa herë të jetë e nevojshme.
Ngarkuesi
1 Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
171
Shqip
Page view 170
1 2 ... 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 ... 279 280

Comments to this Manuals

No comments